Amir Abdulahjan: Lufta kundër terrorizmit nuk duhet kufizuar vetëm me Sirinë
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare, ka deklaruar se politika e gabuara e Amerikës në Lindjen e Mesme ka rezultuar me shtimin e terroristëve, prandaj lufta kundër terrorizmit nuk duhet të kufizohet vetëm me Sirinë.
Husejn Amir Abdulahjan të mërkurën në mbrëmje në takim me Levan Xhagarjan, ambasadori i Rusisë në Iran, ka thënë se lufta kundër terrorizmit dhe shfrytëzimi i rrugëzgjidhjes politike duhet të merret parasysh edhe në Jemen, Libi, Bahrejn dhe në vendet e tjera të përfshira nga krizat. Husejn Amir Abdulahjan saktësoi se disa akterë dhe disa medie të varura nga sionizmi për ta shpëtuar terrorizmin, po luajnë me ndjenjat e njerëzve, ashtu siç kanë luajtur me zjarrin e terrorizmin shërbimet e disa vendeve dhe e kanë vënë në rrezik sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme dhe të të gjithë botës. Amir Abdulahjan duke shprehur keqardhje nga sulmi terrorist në Turqi që rezultoi me vrasjen e ambasadorit të Rusisë, theksoi se Parlamenti Islamik i Iranit solidarizohet me popullin dhe me Duman e Rusisë dhe dënon ashpër këtë veprim terrorist dhe kërkon gjykimin dhe dënimin e autorëve dhe urdhëruesve të këtij sulmi. Nga ana e tij Levan Xhagarjan, ambasadori i Rusisë në Iran, në këtë takim deklaroi se bashkëpunimi parlamentar mes Iranit dhe Rusisë në çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare ka rëndësi të madhe për interesat e të dy vendeve. Ai shtoi se bashkëpunimi i të dy vendeve ka ndikim të madh në zgjidhjen e krizave në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë për kthimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.