Presidenti iranian mbërrin në Kirgizistan
Dr. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të turneut në vendet e Azisë Qendrore mbërriti sot në Bishkek, kryeqytet i Kirgizistanit.
Gjatë qëndrimit në Bishkek, z. Ruhani do të takohet me presidentin e Kirgizistanit z. Elmas Beik Atambajev me të cilin do të bisedojë mbi cështje të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe mbi cështje të ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Iranit dhe Kirgizistanit është qëllimi kryesor i vizitës së presidentit të RII në Kirgizistan që është etapa e fundit e turneut të z. Ruhani në tre vende të Azisë Qendrore. Para vizitës në Kirgizistan, z. Hasan Ruhani zhvilloi vizita zyrtare në Armeni dhe Kazakistan ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me këto vende.