Xhaberi Ansari thekson zgjidhjen e kontesteve me anë të diplomacisë dhe politikës
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet e Afrikës dhe ato arabe ka thënë se rrugëzgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe e përballjeve të grupeve politike dhe sociale, është gjetja e mirëkuptimit me anë të bisedimeve dhe negociatave serioze.
Pasditen e së enjtes Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet arabe dhe afrikane, u takua në Bejrut me Saad hararin kryeministër i Libanit me të cilin diskutoi për mënyrën e zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh. Më herët Ansari u takua edhe me Mahmud Fath’ali ambasador i Iranit në Bejrut dhe me Nader Hariri këshilltar i kryeministrit të Libanit. Në këto takime zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se nisja e punës së qeverisë së re të Libanit do të ketë ndikim pozitiv në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Libanit dhe shpresoi se bashkëpunimi Teheran-Bejrut të futet në një fazë të re. Një prej ndikimeve më të rëndësishme të Libanit në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, është rezistenca aktive përballë pushtimit, hegjemonizmit dhe lakmisë së regjimit sionist, tha në fjalën e tij Xhaberi Ansari.