Ruhani: Irani dhe Kazakistani të angazhuar për zgjerimin e marrëdhënieve
Irani dhe Kazakistani janë të interesuar seriozisht për zgjerimin e bashkëpunimeve dhe për zbatimin e një programi afatgjatë bashkëpunimit 10-vjecar.
Kështu deklaroi Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili në krye të një delegacioni të lartë ndodhet për një vizitë në Bishkek. Irani i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me fqinjët tha presidenti iranian i cili shtoi se Irani dhe Kazakistani duhet të forcojnë marrëdhëniet dhe të heqin pengesat për zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale. Presidenti Ruhani e cilësoi tepër të rëndësishëm rolin e zonave të lira tregtare mes Iranit dhe Kazakistanit në shtimin e tregtisë dhe bashkëpunimit dypalësh ekonomik. Pasi vuri në dukje luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, presidenti Ruhani tha se Irani është kundër çdo lloj ekstremizmi dhe është i mendimit se islami real është islami i Profetit të mëshirës dhe dashurisë. Presidenti iranian tha se terrorizmi dhe radikalizmi ka krijuar probleme të shumta për rajonin dhe shtoi se Irani është i gatshëm tu japë vendeve mike dhe në veçanti Kazakistanit, eksperiencën e tij në luftën kundër terrorizmit në rajonin. Elmasbejk Atambajev president i Kazakistanit nga ana e tij tha se Teherani dhe Bishkeku kanë bashkëpunime të mira në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe marrëdhënie të mira bilaterale. Ai gjithashtu kërkoi më shumë bashkëpunim tregtar mes Iranit dhe Kazakistanit dhe mbështetje akoma më të madhe për sektorin privat, afaristët dhe investitorët. Presidenti i Kazakistanit e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit, krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.