Irani rimerr pjesën e tij në transportin ajror ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39553-irani_rimerr_pjesën_e_tij_në_transportin_ajror_ndërkombëtar
Ministri i Transportit dhe Urbanistikës i Iranit deklaroi se me blerjen e 180 avionëve të rinj, Irani do të rimarrë pjesën e tij në transportin ajror ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 14:44 Europe/Tirane
  • Irani rimerr pjesën e tij në transportin ajror ndërkombëtar

Ministri i Transportit dhe Urbanistikës i Iranit deklaroi se me blerjen e 180 avionëve të rinj, Irani do të rimarrë pjesën e tij në transportin ajror ndërkombëtar.

Abas Akhundi, minitër i Transportit dhe Urbanistikës tha se me blerjen e 100 avionëve nga kompania Airbus dhe 80 avionëve nga kompania Boeing, flota e transportit ajror të Iranit do të modernizohet dukshëm duke mundësuar marrjen e pjesës së Iranit në transportin ajror rajonal dhe ndërkombëtar. Ai shtoi se për shkak të vjetërimit të flotës ajrore, Irani kishte humbur shumë linja rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat u morën nga kompanitë ajrore të huaja, por tashmë kontratat e nënshkruara mes Iranit dhe kompanive Airbus dhe Boeing do të bëjnë të mundur rikthimin e fuqishëm të kompanive ajrore iraniane në linjat ajrore në rajon dhe në botë. Ministri i Transportit dhe Urbanistikës i Iranit tha se rinovimi i flotës ajrore iraniane  do të ndikojë shumë në zhvillimin e industrisë së aviacionit, industrisë së turizmit dhe në zhvillimin kombëtar dhe do të forcojë pozitën e Iranit në zhvillimet ekonomike botërore.