Gjeneral Xhaafari: Amerika dhe Izraeli u detyruan të pranojnë disfatën në Alepo
Revolucioni islamik i ka detyruar Amerikën dhe Izraelin që të pësojnë disfatë në Alepo.
Kështu deklaroi sot gjeneral Muhamed Ali Xhafari komandanti i përgjithshëm i forcave të gardës revolucionare Sepah. Ai duke folur mbi çlirimin e qytetit Alepo nga zgjedha e terroristëve tha se boshti i rezistencës së revolucionit islamik me çlirimin e qytetit Alepo i ka dhënë disfatë të rëndë armikut të rajonit në krye të të cilit qëndron Amerika dhe Izraeli. Qyteti Alepo u çlirua më në fund pas 5 vitesh pas operacionit të gjerë të forcave të ushtrisë dhe rezistencës në Siri. Gjeneral Xhaafari me rastin e përvjetorit të lëshimit të dekretit nga imam Khomeini (ra) për futjen e Sepahut tek forcat ajrore të Iranit tha se qëndresa përballë Amerikës është një prej parimeve dhe dispozitave kryesore të revolucionit islamik, e cila është realizuar me vigjilencën e popullit iranian. Gjeneral Xhaafari ndër të tjera vuri në dukje se regjimi sionist dhe Arabia Saudite mundohen të destabilizojnë Iranin.