Baidinezhad: Kontrata me Airbus, përfundim i sanksioneve më të vjetra kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39640-baidinezhad_kontrata_me_airbus_përfundim_i_sanksioneve_më_të_vjetra_kundër_iranit
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli deklaroi se kontrata me kompaninë prodhuese të avionëve Airbus të Francës me Iranin është fundi i sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 10:57 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Kontrata me Airbus, përfundim i sanksioneve më të vjetra kundër Iranit

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli deklaroi se kontrata me kompaninë prodhuese të avionëve Airbus të Francës me Iranin është fundi i sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Baidinezhad, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli, vuri në dukje kontratën e Iranit me kompaninë prodhuese të avionëve të Francës dhe theksoi se kjo kontratë ashtu si kontrata me kompaninë Boeing që konsiderohet një prej rezultateve më të rëndësishme të marrëveshjes bërthamore, konsiderohet fundi i sanksioneve më të vjetra kundër Iranit. 

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli kontratën me Airbus e vlerësoi të rëndësishme si një kontratë tregtare që me hyrjen e avionëve të rinj në Iran do të zhvillojë më tepër transportin ajror të Republikës Islamike të Iranit.