Mesazh i z. Larixhani për kryetarët e Parlamenteve të vendeve të vendeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39658-mesazh_i_z._larixhani_për_kryetarët_e_parlamenteve_të_vendeve_të_vendeve
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi dërguar krerëve të parlamenteve të të gjitha vendeve të botës, ka theksuar se Parlamenti Islamik i Iranit është i gatshëm të bashkëpunojë në mënyrë të përbashkët për forcimin e paqes
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 18:16 Europe/Tirane
  • Mesazh i z. Larixhani për kryetarët e Parlamenteve të vendeve të vendeve

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi dërguar krerëve të parlamenteve të të gjitha vendeve të botës, ka theksuar se Parlamenti Islamik i Iranit është i gatshëm të bashkëpunojë në mënyrë të përbashkët për forcimin e paqes

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Irani, në këtë mesazh dërguar të shtunën për kryetarët e parlamenteve të botës, ka saktësuar: "Mësimet e profetëve të Zotit lajmërojnë paqen dhe drejtësinë, udhëzimin dhe shpëtimin e shoqërisë njerëzore për të cilat bota e sotshme ka nevojë më shumë në çdo kohë tjetër". Ali Larixhani në këtë mesazh pasi uroi përvjetorin e lindjes së Profetit Isa a.s. dhe festat e Vitit të Ri, shtoi: "Dhënia përparësi e parimit të bashkëpunimit dhe të dialogut mes ndjekësve të feve hyjnore, është e pashmangshme për realizimin e qëllimeve të profetëve të mëdhenj hyjnorë si Hazreti Isa a.s.". Në mesazhin e kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit është theksuar edhe pozita e rëndësishme e përfaqësuesve të popujve në parlamente për vendosjen dhe forcimin e paqes.