Mediat franceze: Irani vendi më i sigurt për të krishterët
Një prej mediave franceze ka bërë një raport mbi të krishterët që banojnë në Iran dhe thotë se Irani është vendi më i sigurt i rajonit të Lindjes së Mesme për të krishterët.
Në një njoftim të agjencisë franceze të lajmeve thuhet: Shoqëria e krishterë në Iran, përkrah hebrenjve dhe zorastrianëve janë njohur zyrtarisht dhe mbështeten sipas urdhrit të dhënë nga imam Khomeini (ra) themeluesit i Republikës Islamike të Iranit. Kjo media franceze raporton entuziazmin e madh festiv të krishtlindjeve në Iran dhe shkruan: Shoqëria e krishterë në Iran nuk ka asnjë lloj kufizimi. Agjencia franceze raportin e përfudnon me një intervistë të Remzi Garemo, kryepeshkop i asirianëve në Iran dhe thotë se ai duke folur mbi sigurinë që Irani ka krijuar për fetë ka thënë: Shprehim falënderimet tona që në këtë rajon të luftës, Irani është qendra e paqes.