Irani rruga më e sigurt për të arritur në ekonominë e rajonit
(last modified Wed, 28 Dec 2016 05:20:19 GMT )
Dhjetor 28, 2016 06:20 Europe/Tirane
  • Irani rruga më e sigurt për të arritur në ekonominë e rajonit

Delegacionet e huaja me praninë e tyre në Iran kërkojnë realizimin e dy objektivave që janë tregu i Iranit dhe futja në tregjet e tjera të rajonit.

Kështu deklaroi Golam’husein Shafai, kryetar i dhomës së tregtisë së Iranit. Ai në një takim me përfaqësuesit e sindikatave dhe kryetarëve të dhomave të tregtisë dhe kooperativave në Iran, tha: Të huajt kanë bërë përpjekje të shumta  për të gjetur akses në tregun e Iranit dhe kjo tregon kapacitetin e gjerë të Iranit për të bashkëpunuar ekonomikisht me botën. Partnerët e huaj të Iranit kanë nisur një garë dhe konkurrencë të madhe për të shtrirë aktivitetin e tyre në Iran, gjë e cila realizohet në kontaktet me sektorin privat dhe me dhomën e tregtisë së Iranit. Sa i përket ekonomisë rezistente, kreu i dhomës së tregtisë së Iranit tha se objektivi kryesor i kësaj ekonomie është kthimi i saj në një ekonomi popullore.

 

 

Tags