Irani dhe Turqia janë pranë njëri tjetrit
Ambasadori i RII në Ankara deklaroi se në kushte të vështira Iranit dhe Turqia gjithmonë kanë qenë pranë njëri-tjetrit.
Muhamed Ibrahim Tahrianfard në një takim me Tamel Karamelaoglu kryetar i partisë Prosperiteti në Turqi, tha se megjithëse Irani dhe Turqia kanë mosmarrëveshje në disa çështje, mirëpo rruga më e mirë për zgjidhjen e tyre është dialogu konstruktiv, mirëkuptimi dhe shtimi i mirëbesimit. Ambasadori Taherianfard, tha se armiqtë e kombit iranian dhe atij turk mundohen të krijojnë përçarje dhe një ambient negativ për të penguar zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nga ana e tij kryetari i partisë Prosperiteti tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë janë të vjetra dhe me shumë vlera për vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabiliteti në rajon dhe në botë.