Uniteti i popullit iranian në rrugën e revolucionit islamik
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se pjesëmarrja masive e popullit iranian në ditën e ashures në vitin 2009, tregoi edhe një herë mbështetjen e gjithanshme të këtij populli për rrugën e drejtë të revolucionit islamik.
Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit sot në seancën parlamentare foli mbi epopenë e 9 Dejit dhe tha se populli iranian nën udhëzimet e liderit suprem të revolucionit islamik në momente të ndjeshme ku Amerika, regjimi sionist dhe disa vende perëndimore me mashtrime synonin të krijon krizë në Iran, i bashkuar dhe me krenari fetare dhe revolucionare administroi skenën dhe nuk lejoi realizimin e qëllimeve të armikut. Larixhani vuri në dukje se populli iranian me vetëdije, i bashkuar dhe me njohuri fetare dhe politike ndjek rrugën e imam Khomeinit (ra) themeluesit të RII dhe të martirëve të revolucionit islamik si dhe liderin suprem, duke ruajtur revolucionin islamik përballë të huajve. Më 30 dhjetor të vitit 2009, populli iranian doli nëpër rrugë për të mbrojtur aspiratat e revolucionit dhe për të neutralizuan komplotin përçarës për gjoja parregullsi dhe manipulim në zgjedhjet presidenciale.