Nis punimet konferenca e përballjes me radikalizmin në Teheran
Dhjetor 28, 2016 11:42 Europe/Tirane
Sot në ambientet e fakultetit të medhhebeve islame në Teheran ka nisur punimet konferenca ndërkombëtare e shkencave njerëzore dhe e luftës kundër radikalizmit.
Konferenca është hapur me fjalimin e Ajetollah Muhamed Ali Taskhiri, këshilltar i lartë i liderit suprem për çështjet e botës islame dhe në prani të qindra klerikëve shiitë dhe sunitë nga Irani, Iraku, Tunizia dhe vende të tjera. Gjatë kësaj konference do të analizohet radikalizmi nga aspekti juridik dhe jurisprudent, radikalizmi nga aspekti i sociologjisë dhe ndikimi i rrjedhave radikaliste në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Tags