Presidenti i Republikës Islamike të Iranit uron kryeministrin e ri të Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40210-presidenti_i_republikës_islamike_të_iranit_uron_kryeministrin_e_ri_të_italisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Paolo Xhentiloni për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Italisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 05:56 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit uron kryeministrin e ri të Italisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Paolo Xhentiloni për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Italisë.

Hasan Ruhani, ditën e mërkurë me anë të një mesazhi drejtuar kryeministrit Paolo Xhentiloni ka uruar atë për zgjedhjen në postin e  kryeministrit dhe shpresoi se marrëdhëniet e Italisë me Iranin do të zgjerohen në kuadër të interesave reciproke.  Në mesazhin e presidentit Ruhani thuhet: Irani gjithmonë ka pasur marrëdhënie miqësore me Italinë dhe të dy vendet kanë kapacitete dhe potenciale të shumta për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe ndërkombëtar. Presidenti iranian në mesazhin e tij i uroi suksese qeverisë së re të Italisë. Paolo Xhentiloni u zgjodh kryeministër i Italisë pas dorëheqjes së kryeministrit Mateo Renzi pas rezultatit të referendumit në Itali. Më herët Xhentiloni ka qenë ministër i jashtëm i Italisë.