Amoli Larixhani: Populli i Iranit nuk ka frikë nga kërcënimet
Kryetari i sistemit juridik të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se kërcënimet nuk ushtrojnë ndikim mbi moralin revolucionar të popullit të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Sadegh Amoli Larixhani, kryetari i sistemit juridik të Republikës Islamike të Iranit, të enjten në mbrëmje në një ceremoni përkujtimore për dëshmorët në qytetin Amol në veri të Iranit, tha: "Deri në kohën kur morali revolucionar dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit (a.s.) konsiderohet një vlerë në zemrën dhe shpirtin e popullit iranian, Irani do të jetë i siguruar dhe kurrfarë rreziku nuk do të kërcënojë sistemin shtetëror dhe popullin e Iranit. Sot Republika Islamike e Iranit është më e fortë se në të kaluarën në rajonin e Lindjes së Mesme dhe është shndërruar në një vend paqe dhe sigurie për popujt e shtypur të botës. Irani Islamik në bazë të standardeve islame dhe morale dhe në bazë të mundësive, do të ndihmojë të gjithë popujt myslimanë dhe të shtypur të vendeve fqinjë dhe të botës. Prania e Republikës Islamike të Iranit në Irak dhe Siri është në bazë të kërkesës së qeverisë dhe popullit të këtyre vendeve dhe qyteti Alepo është çliruar fal prezencës së luftëtarëve iranianë dhe sirianë nga pushtimi i grupeve terroriste", shtoi ndër të tjerë Ajetulla Sadegh Amoli Larixhani.