Ruhani: Irani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet europiane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40531-ruhani_irani_mirëpret_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_të_gjitha_vendet_europiane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit priti sot ambasadorin e ri të Rumanisë në Teheran dhe deklaroi se Irani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet europiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 13:30 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet europiane

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit priti sot ambasadorin e ri të Rumanisë në Teheran dhe deklaroi se Irani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet europiane.

Dr. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, priti sot në rezidencën presidenciale z. Adrian Koziaski, ambasador i ri i Rumanisë në Teheran, ku theksoi se Irani dhe Rumania kanë potenciale të shumta për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Rumania mund të jetë porta e hyrjes së Iranit në Europë dhe në rajonin e Detit të Zi, ndërsa ky vend mund të shfrytëzojë Iranin për qasjen më të lehtë në tregjet e Azisë dhe të Lindjes së Mesme”-deklaroi presidenti iranian. Nga ana e tij, z. Adrian Koziaski, ambasador i ri i Rumanisë në Teheran, duke theksuar se Bukureshti është i vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve me Teheranin, shtoi se të dyja vendet duhet të shfrytëzojnë potencialet e mëdha për forcimin e bashkëpunimit mes tyre.