Ruhani: Irani mirëpret armëpushimin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40549-ruhani_irani_mirëpret_armëpushimin_në_siri
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e zhvilluar në Teheran me ministrin e Jashtëm të Sirisë, deklaroi se Irani mirëpret marrëveshjen e armëpushimit të përgjithshëm në Siri, por kërkon vazhdimin e luftës pa kompromis kundër grupeve terroriste si ISIS dhe Al Nusra.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 15:41 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani mirëpret armëpushimin në Siri

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e zhvilluar në Teheran me ministrin e Jashtëm të Sirisë, deklaroi se Irani mirëpret marrëveshjen e armëpushimit të përgjithshëm në Siri, por kërkon vazhdimin e luftës pa kompromis kundër grupeve terroriste si ISIS dhe Al Nusra.

Dr. Hasan Ruhani në takim me z. Valid Al Mualem, ministër i Jashtëm i Sirisë, uroi qeverinë dhe popullin sirian për fitoret e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit dhe në veçanti për çlirimin e Alepos dhe shtoi:” Fitorja e madhe në Alepo, u dha terroristëve mesazhin e qartë se rruga e krimeve dhe gjakderdhjeve është e gabuar dhe pa krye.” Presidenti iranian shprehu besimin se inisiativat e fundit për zgjidhjen politike të krizës siriane do të çojnë në vendosjen e paqes në Siri, në konsolidimin e pushtetit të Damaskut mbi të gjithë territorin e vendit dhe në ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë. “Irani ka qenë gjithmonë përkrah qeverisë dhe popullit sirian si në terrenin e luftës kundër terrorizmit, ashtu edhe në zhvillimet e tjera politike dhe do të vazhdojë pa asnjë kufizim përkrahjen për Sirinë”-deklaroi presidenti Ruhani. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë siriane z. Valid Al Mualem, i dorëzoi presidentit iranian një mesazh nga presidenti sirian z. Bashar Asad ku shpreh përshëndetjet dhe falënderimet më të sinqerta të qeverisë dhe popullit sirian për qeverinë dhe popullin iranian. Al Mualem në takim me z. Ruhani theksoi:” S’ka dyshim se përkrahjet e gjithanshme të Iranit ishin përcaktuese në forcimin e vullnetit dhe shpirtit të rezistencës së popullit sirian në përballjen me terroristët.”