Ministri i Jashtëm i Sirisë takohet me kryetarin e Parlamentit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40627-ministri_i_jashtëm_i_sirisë_takohet_me_kryetarin_e_parlamentit_të_iranit
Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe ministri i Jashtëm sirian u takuan sot në Teheran ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike dhe ushtarake në Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 01, 2017 16:47 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Sirisë takohet me kryetarin e Parlamentit të Iranit

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe ministri i Jashtëm sirian u takuan sot në Teheran ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike dhe ushtarake në Siri.

Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit të Iranit dhe Valid Al Mualem, ministër i Jashtëm i Sirisë, shkëmbyen pikëpamje mbi armëpushimin, ndihmat humanitare, luftën kundër grupeve terroriste dhe për iniciativat e fundit për zgjidhjen politike të krizës siriane. Kryeparlamentari iranian deklaroi se Irani do të vazhdojë përkrahjen e gjithanshme për qeverinë dhe popullin sirian dhe mbështet çdo iniciativë për zgjidhjen e krizës në Siri nëpërmjet dialogut mes palëve siriane. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm sirian tha se qeveria siriane do të respektojë marrëveshjen e armëpushimit me grupet rebele, por do të vazhdojnë luftën kundër grupeve terroriste si ISIS dhe Al Nusra. Valid Al Mualem shtoi se qeveria dhe populli sirian i janë mirënjohës Iranit për ndihmat e pakursyera për Sirinë në kohët më të vështira.