Mogherini: Marrëveshja bërthamore me Iranin ishte sukses i madh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40795-mogherini_marrëveshja_bërthamore_me_iranin_ishte_sukses_i_madh
Shefja e politikës së jashtme të BE e cilësoi si një sukses të madh marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2017 18:50 Europe/Tirane
  • Mogherini: Marrëveshja bërthamore me Iranin ishte sukses i madh

Shefja e politikës së jashtme të BE e cilësoi si një sukses të madh marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.

Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE, duke folur sot mbi zhvillimet politike botërore në vitin 2016, tha se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe G 5+1 ishte një nga arritjet më të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare në vitin që lamë pas. Ajo shtoi se në vitin 2017, BE do të përpiqet për ruajtjen e kësaj marrëveshje. Duhet theksuar se megjithëse Irani i ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshje, Amerika si një nga palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, deri tani nuk i ka zbatuar angazhimet e saj.