Përkrahja për terroristët bëhet në kuadër të qëllimeve të Izraelit
Kryetari i Parlamentit të Iranit deklaroi se përkrahja e disa vendeve të rajonit për terroristët bëhet në kuadër të qëllimeve të regjimit të Izraelit.
Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit të Iranit, në takim me zv/presidenti e Irakut z. Nuri Maleki, kritikoi rolin e disa shteteve të rajonit në krijimin e grupeve terroriste dhe në nxitjen e krizave në rajon. “Uniteti dhe solidariteti i popullit irakian dhe konsensusi me grupeve politike të Irakut është kyçi i suksesit dhe fitores së këtij vendi”-deklaroi z. Larixhani duke shtuar:” Forcimi i unitetit dhe distancimi nga mosmarrëveshjet mes partive politike do të zgjidhë problemet e popullit irakian përballë komploteve të armiqve.” Kryetari i Parlamentit të Iranit shprehu kënaqësinë për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore mes Iranit dhe Irakut dhe shtoi se RII nuk do të kursejë asnjë ndihmë për qëverinë dhe popullin irakian dhe do të jetë fuqishëm krah tyre në luftën kundër terrorizmit. Zv/presidenti irakian z. Nuri Maleki duke vlerësuar qëndrimet parimore të RII në cështjet rajonale e sidomos përsa i përket krizës në Irak dhe Siri, shtoi se politikat e Iranit kanë qenë gjithmonë në përkrahje të të gjitha vendeve dhe popujve të rajonit.