Delegacioni i Parlamentit të Iranit niset për në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40942-delegacioni_i_parlamentit_të_iranit_niset_për_në_siri
Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit në krye të një delegacioni sot u nis drejt Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Delegacioni i Parlamentit të Iranit niset për në Siri

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit në krye të një delegacioni sot u nis drejt Sirisë.

Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit dhe delegacioni që shoqëron atë, gjatë vizitës në Siri do të zhvillojë takime dhe bisedime me funksionarët e lartë të këtij vendi si me presidentin, kryetarin e Parlamentit, kryeministrin dhe me ministrin e punëve të jashtme të Sirisë me të cilët do të bisedojë në lidhje me zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Sirisë. Republika Islamike e Iranit dhe Rusia me kontakte të vazhdueshme, kanë rol të rëndësishëm në zhvillimet në Siri në frontet e luftës dhe në sferën politike për zgjidhjen e krizës në këtë vend. Me kontaktet e vazhdueshme të Iranit, Rusisë dhe Sirisë, zhvillimet e këtij vendi ndodhen në një rrugë të re. Ditë më parë është vendosur armëpushimi mes ushtrisë së Sirisë dhe opozitarëve të armatosur sirianë me përjashtim të grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra dhe grupet e tjera të varura nga ky grup, por terroristët përsëri vazhdojnë të shkelin këtë armëpushim. Ndërkohë opozitarët e armatosur sirianë të hënën kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë negociatat për paqe në Siri që pritet të zhvillohen në Kazakistan.