Ghasemi përgënjeshtroi pretendimin se sauditët kanë dërguar ftesë për Iranin
(last modified Wed, 04 Jan 2017 12:16:12 GMT )
Janar 04, 2017 13:16 Europe/Tirane
  • Ghasemi përgënjeshtroi pretendimin se sauditët kanë dërguar ftesë për Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit të mërkurën ka hedhur poshtë pretendimin e Arabisë Saudite dhe theksoi se Republika Islamike e Iranit deri më tani nuk ka pranuar kurrfarë ftese për Haxhin nga ana e Qeverisë së Arabisë Saudite.

Bahram Ghasami, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, shtoi se pas marrjes së ftesës zyrtare nga pala saudite dhe nëse përgatiten kushtet, atëherë kjo çështje do të shqyrtohet nga organet përkatëse të Iranit. Para kësaj Hamid Muamedi, kryetari i Organizatës së Haxhit të Iranit, gjithashtu ka përgënjeshtruar pretendimin e sauditëve për dërgimin e ftesës për Iranin për të marrë pjesë në takimet përkatëse për ceremoninë e Haxhit. Kjo është në kohën kur Muhamed Binton, ministri i Haxhit të Arabisë Saudite, ditë më parë ka pretenduar se Riadi ka ftuar delegacionin e Republikës Islamike të Iranit për çështje të Haxhit për të marrë pjesë në takimet përkatëse me ceremoninë e Haxhit. Ven të theksohet se sauditët vitin e kaluar me pretekste të kota nuk kanë lejuar pjesëmarrjen e haxhinjve të disa vendeve islame duke përfshirë edhe Iranin në ceremoninë e Haxhit. Në vitin 2015 për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Arabisë Saudite në ceremoninë e Haxhit kanë humbur jetën mbi 7000 haxhinj në mesin e tyre 477 haxhinj iranianë.

Tags