Zv/komandanti i Gardës Revolucionare: Fuqia e Amerikës është në rënie
Zv/komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se të gjitha të dhënat dhe statistikat flasin për rënien e fuqisë së SHBA.
Gjeneral major Husein Selami, zv/komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, duke folur në një ceremoni përkujtimore për nder të martirëve të rënë për mbrojtjen e vendeve të shenjta në Siri, shtoi:” Planet e perëndimit më nuk janë efikase dhe komplotet e Amerikës, Europës, arabëve dhe sionistëve kundër rajonit dhe Iranit kanë dështuar plotësisht.” “Pas ndërhyrjes 6-vjeçare në krizën siriane, Amerika nuk ka më fuqinë për të ndërhyrë direkt ushtarakisht në rajon”- deklaroi gjeneral major Husein Selami duke shtuar:”Fuqia e Iranit është pranuar nga fuqitë e mëdha dhe ato më nuk kanë potencialin për të përmbysur sistemin e RII.”