Boruxherdi në Damask: Jemi optimistë për bisedimet në Astana
(last modified Thu, 05 Jan 2017 18:11:13 GMT )
Janar 05, 2017 19:11 Europe/Tirane
  • Boruxherdi në Damask: Jemi optimistë për bisedimet në Astana

Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit deklaroi se Teherani gjithmonë ka përkrahur zgjidhjen e krizës siriane nëpërmjet dialogut mes palëve siriane.

Alaudin Boruxherdi, kryetar i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit, duke folur në një konferencë për shtyp në Damask, theksoi:” Grupet e armatosura që kanë hyrë në Siri pa autorizimin e qeverisë siriane duhet të largohen nga ky vend dhe të lejojnë vendosjen e rendit dhe sigurisë në Siri.” Ai tha se Teherani është optimist për bisedimet që do të zhvillohen së shpejti mes palëve siriane në Astana në Kazakistanit, por shtoi se kuadri politik i zgjidhjes së krizës siriane nuk duhet të përfshijë grupet terroriste si ISIS dhe Al Nusra, ndaj të cilave do të vazhdojë opsioni ushtarak.” Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit e cilësoi të dobishme dhe efikase praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Siri dhe theksoi se kjo prani mund të ndikojë në zgjidhjen e shpejtë të krizës. I pyetur në lidhje me qëndrimet e Turqisë ndaj Sirisë, z. Boruxherdi tha se Teherani vazhdimisht ka kritikuar politikat e Ankarasë ndaj Sirisë dhe këto kritika ua ka shprehur hapur funksionarëve turq.

 

Tags