Irani i gatshëm për organizimin e lojërave paraolimpike dimërore
Sekretari i Komitetit Olimpik të Iranit deklaroi se Irani ka shprehur gatishmërinë për organizimin e lojërave paraolimpike dimërore.
Masud Ashrafi, sekretar i Komitetit Olimpik të Iranit, në takimin e zhvilluar në Teheran me z. Dimitri Lazarevski, drejtor i sporteve dimërore të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Paraolimpike, deklaroi se organizimi i këtyre lojërave do të shtojë potencialet e Iranit në sektorin e sporteve dimërore. Nga ana e tij, z. Lazarevski shprehu kënaqësinë për faktin se Irani do të organizojë garat e para ndërkombëtare të skisë për personat me të meta fizike dhe shtoi se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Paraolimpike është i mendimit se Irani i ka të gjitha potencialet dhe aftësive organizative për organizimin e lojërave paraolimpike dimërore.