Irani: Mbështetja e Arabisë Saudite ndaj terrorizmit, ka trazuar rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41386-irani_mbështetja_e_arabisë_saudite_ndaj_terrorizmit_ka_trazuar_rajonin
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave anti-iraniane të ministrit të mbrojtjes dhe zv/trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, deklaroi se Arabia Saudite me mbështetjen ndaj grupeve takfiriste dhe terroriste, ka futur në trazira Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Irani: Mbështetja e Arabisë Saudite ndaj terrorizmit, ka trazuar rajonin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave anti-iraniane të ministrit të mbrojtjes dhe zv/trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, deklaroi se Arabia Saudite me mbështetjen ndaj grupeve takfiriste dhe terroriste, ka futur në trazira Lindjen e Mesme.

Bahram Kasemi të shtunën në mbrëmje deklaroi: " Arabia Saudite është një prej akterëve që duhet t'i përmirësojë sjelljet si domosdoshmëri e paqes dhe qetësisë globale. Terrorizmi takfirist padyshim se ka rrënjë në të menduarin vehabist dhe Arabia Saudite nga njëra konsiderohet shkaktare e krimeve dhe gjakderdhjes në Siri, Irak dhe Jemen ndërsa nga ana tjetër duke koordinuar politikat e saj me regjimin sionist, ka bërë tradhti të madhe ndaj myslimanëve në përgjithësi, sidomos ndaj popujve arabë dhe ndaj idealeve të Palestinës. Në raportet e organizatave inteligjente të perëndimin shumë herë është vërtetuar lidhje e kuptimshme dhe e organizuar mes institucioneve zyrtare të Arabisë Saudite dhe ekstremiste takfiristë në të gjithë botën dhe siç duket deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Arabisë Saudite janë një lloj spekulime në lidhje me këto të vërteta që janë zbuluar nga organizatat inteligjente", theksoi ndër të tjera Bahram Kasemi. Vlen të theksohet se Muhamed bin Selman, ministri i mbrojtjes dhe zv/trashëgimtari i Arabisë Saudite në një intervistë me gazetën amerikane "Foreing Fors", ka pretenduar: Irani përfaqëson tre çështje kryesore, do të thotë ideologjitë pakufi, destabilitetin dhe terrorizmin!