Bashar Asad vlerëson rolin e Iranit në sukseset e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41431-bashar_asad_vlerëson_rolin_e_iranit_në_sukseset_e_sirisë
Presidenti i Sirisë z. Bashar Asad priti sot në Damask sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII, Admiral Ali Shamkhani.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 08, 2017 14:58 Europe/Tirane
  • Bashar Asad vlerëson rolin e Iranit në sukseset e Sirisë

Presidenti i Sirisë z. Bashar Asad priti sot në Damask sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII, Admiral Ali Shamkhani.

Të dy funksionarët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri dhe mbi masat e marra për inkurajimin e procesit të negociatave për paqen në Siri. Presidenti sirian shprehu falënderimin për rolin ndikues e të vazhdueshëm të Iranit në sukseset e qeverisë sirianë në luftën kundër terrorizmit. Bashar Asad kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit mes Iranit, Rusisë dhe Sirisë në luftën kundër grupeve terroriste dhe në realizimit e procesit të zgjidhjes politike të krizës siriane. Presidenti sirian foli edhe për rolin destruktiv të disa vendeve arabe dhe fqinje të Sirisë, të cilat duke përkrahur grupet terroriste penguan vendosjen e paqes dhe stabilitetin në Siri dhe në rajon. “Terrorizmi nuk njeh kufij dhe vendet e rajonit nuk do të jenë të imunizuara nga flakët e zjarrit të terrorizmit që kanë ushqyer”-deklaroi z. Bashar Asad. Nga ana e tij, Admiral Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII, theksoi se bashkëpunimi i ngushtë Teheran-Damask-Moskë së bashku me frontin e rezistencës, bëri të mundur arritjen e sukseseve të rëndësishme në terren dhe tashmë iniciativën politike e ka fronti i bashkuar kundër terrorizmit. Shamkhani shtoi se OKB edhe vendet me ndikim në këtë organizatë duhet të luajnë rol inkurajues në përpjekjet për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri. Gjatë qëndrimit në Damask, Admiral Ali Shamkhani do të takohet edhe me funksionarë të tjerë të lartë sirianë. Ai është koordinatori i bashkëpunimit politik dhe ushtarak të Iranit me Sirinë dhe Rusinë.