Biografi e shkurtër e jetës së të ndjerit Ajetollah Hashemi Rafsanxhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41452-biografi_e_shkurtër_e_jetës_së_të_ndjerit_ajetollah_hashemi_rafsanxhani
Ajetollah Akbar Hashemi Rafsanxhani, kryetar i Këshillit për Përcaktimin e Interesave të Sistemit të Republikës Islamike të Iranit, pas një jete plot përpjekje dhe aktivitete revolucionare, u nda sot nga jeta në moshën 82 vjeçare në spitalin Shohada në rajonin Taxhrish në Teheran.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Janar 08, 2017 21:37 Europe/Tirane
  • Biografi e shkurtër e jetës së të ndjerit Ajetollah Hashemi Rafsanxhani

Ajetollah Akbar Hashemi Rafsanxhani, kryetar i Këshillit për Përcaktimin e Interesave të Sistemit të Republikës Islamike të Iranit, pas një jete plot përpjekje dhe aktivitete revolucionare, u nda sot nga jeta në moshën 82 vjeçare në spitalin Shohada në rajonin Taxhrish në Teheran.

 Ajetollah Akbar Hashemi Rafsanxhani lindi në vitin 1313 (1934) në fshatin Bahreman në provincën Kerman. Ai në fillim të viteve 1950, për vazhdimin e studimeve shkoi në qendrën teologjike të Kumit, ku u bashkua me forcat kundërshtare të regjimit monarkist Pahlavi. Shoku i vjetër i Imam Khomeinit (ra) dhe i revolucionit islamik, për shkak të rezistencës kundër regjimit të Shahut u arrestua disa herë dhe u burgos, por nuk hoqi dorë nga aspiratat e tij dhe nuk e la të vetëm themeluesin e Republikës Islamike të Iranit. Me fitoren e revolucionit islamik ne Iran, Ajetollah Rafsanxhani punoi fillimisht si drejtues i Ministrisë së Brendshme të Iranit dhe më pas për disa sesione ishte kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit. Gjatë periudhës së luftës së imponuar nga regjimi i Sadamit kundër Iranit, Ajetollah Rafsanxhani për një kohë të gjatë ishte zv/komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të RII. Nga viti 1989 deri në vitin 1997, ai shërbeu për dy mandate si president i Iranit dhe më pas, me dekret të liderit suprem të revolucionit islamik, u emërua kryetar i  Këshillit për Përcaktimin e Interesave të Sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe këtë detyrë e kreu deri në fund të jetës së tij. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani në të gjitha periudhat ka qenë anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit dhe në vitet 2007-2011 ka qenë kryetar i këtij këshilli.