Ruhani: Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ishte personalitet i pashembullt i revolucionit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41512-ruhani_ajetollah_hashemi_rafsanxhani_ishte_personalitet_i_pashembullt_i_revolucionit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ajetollah Hashemi Rafsanxhanin e ka cilësuar personalitet të pashembullt të periudhës së kryengritjes dhe revolucionit islamik të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 09, 2017 12:10 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ishte personalitet i pashembullt i revolucionit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ajetollah Hashemi Rafsanxhanin e ka cilësuar personalitet të pashembullt të periudhës së kryengritjes dhe revolucionit islamik të Iranit.

I pranishëm në ceremoninë e lutjeve për Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, që u mbajt në huseinienë Xhamaran në Teheran, Hasan Ruhani tha: "Gjatë periudhës së kryengritjes e deri në fitoren e revolucionit islamik, cëhstjet e ndjeshme dhe të vështira i janë besuar këtij personaliteti të madh. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani në të gjitha fazat e revolucionit dhe në periudhën e rindërtimit të vendit pas luftës së imponuar, ka dhënë kontribut të pashembullt dhe asnjëherë nuk është tërhequr përballë problemeve. Ai deri në momentin e fundit të jetës së tij, ka qenë mik dhe përkrahës i liderit suprem dhe i shtetit dhe gjithmonë ka punuar për madhështinë e kombit iranian dhe revolucionit islamik. Të gjithë dhe në veçanti të rinjtë duhet të angazhohen për të vazhduar rrugën e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit me qëllim që revolucioni islamik dhe shteti të arrijë pikën e duhur dhe të kërkuar nga populli dhe lideri suprem". Në këtë ceremoni fjalim mbajti edhe Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit i cili shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe tha: "Roli i atij të ndjeri në ruajtjen e shpresës së kombit iranian dhe në përballje me grupin terrorist MEK, është e qartë. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ndërroi jetë në spitalin Martirët në Teheran, për shkak të një infarkti në zemër".