Erakci: Irani do të reagojë reciprokisht ndaj shkeljes së marrëveshjes bërthamore
Zv/ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se Irani nuk do të durojë shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe do të reagojë reciprokisht.
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i Jashtëm i Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi se në kuadër të Shtabit për ndjekjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe të dekretit të presidentit iranian janë përcaktuar masat që do të merren nga Irani në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga vendet e grupit G 5+1. Ai shtoi se takimi i komisionit të përbashkët në Vjenë mes Iranit dhe vendeve të G 5+1 ka për qëllim shqyrtimin e ankesës së Iranit mbi shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga SHBA. Ky takim do të zhvillohet nesër në Vjenë ku delegacioni iranian do të kryesohet nga z. Abas Erakçi, ndërsa delegacionin e G 5+1 do t’a kryesojë znj. Helga Shmidt, zv/shefe e politikës së jashtme të BE.