Vazhdon politika shtypëse në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41593-vazhdon_politika_shtypëse_në_bahrejn
Gjykata e Apelit të Bahrejnit konfirmoi dënimin e ekzekutimit me vdekje të tre personave të akuzuar për vrasjen e disa pjesëtarëve të forcave të policisë së këtij vendi me anë të një shpërthimi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 10, 2017 07:21 Europe/Tirane
  • Vazhdon politika shtypëse në Bahrejn

Gjykata e Apelit të Bahrejnit konfirmoi dënimin e ekzekutimit me vdekje të tre personave të akuzuar për vrasjen e disa pjesëtarëve të forcave të policisë së këtij vendi me anë të një shpërthimi.

Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit ka akuzuar këta tre persona për implikim në një shpërthim i cili ka ndodhur në marsin e vitit 2014 në një fshat në afërsi të Manamas, kryeqytetit të Bahrejnit. Në këtë shpërthim, janë vrarë disa pjesëtar të forcave të policisë në mesin e tyre edhe një oficer emiratas. Kjo gjykatë gjithashtu ka dënuar me burg të përjetshëm edhe shtatë persona të tjerë të akuzuar në lidhje me këtë dosje. Vlen të theksohet se Bahrejni që nga shkurti i vitit 2011 po përballet me protesta të gjera qytetare kundër politikave shtypëse dhe diskriminuese të regjimit Al Khalifa.