Presidenti i Iranit thekson vazhdimin e ndihmave për Afganistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41851-presidenti_i_iranit_thekson_vazhdimin_e_ndihmave_për_afganistanin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar vazhdimin e ndihmave dhe përpjekjeve të Iranit për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2017 11:13 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit thekson vazhdimin e ndihmave për Afganistanin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar vazhdimin e ndihmave dhe përpjekjeve të Iranit për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Afganistan.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në takim me Abdullah Abdullah, kryetarin ekzekutiv të qeverisë së pajtimit kombëtar të Afganistanit i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, deklaroi se siguria, stabiliteti politik dhe pajtimi kombëtar përbëjnë themelet kryesore për procesin e zhvillimit të Afganistanit dhe për mirëqenien e këtij vendi, prandaj Irani nuk kursen kurrfarë përpjekje për të ndihmuar popullin dhe Qeverinë e Afganistanit në këtë drejtim. Hasan Ruhani në vazhdim u shpreh optimist se me forcimin e stabilitetit politik dhe të pajtimit kombëtar në Afganistan, Teherani dhe Kabuli do të mund të realizojnë më shpejtë projektet e përbashkëta. Zhvillimi i portit Çabahar në juglindje të Irani dhe forcimi i rrjetit hekurudhor duke e lidhur hekurudhën e Iranit me atë të qytetit Herat do të rezultojnë me zgjerimin e bashkëpunimit mes Teheranit dhe Kabulit. Nga ana e tij Abdullah Abdullah, kryetari ekzekutiv i Qeverisë së pajtimit kombëtar të Afganistanit, i cili në krye të një delegacioni zyrtar ka arritur në Iran për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, në këtë takim deklaroi se Ajetullah Hashemi Rafsanxhani është një personalitet i njohur për popullin e Afganistanit dhe populli afgan kurrë nuk do të harrojë ndihmën e tij në kohët e vështira.