Presidenti iranian vizitën mauzoleun e Imam Khomeinit (ra)
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një vizite që zhvilloi në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra), shprehu nderimet e tij ndaj personalitetit të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe kryetarit të ndjerë të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të premten në mëngjes ka zhvilluar një vizitë në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) dhe ka shprehur nderimet e tij pranë varrit të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Hasan Ruhani gjatë kësaj vizite shoqërohej nga Khuxhetul-Islam Sejed Hasan Khoimeini, nga anëtarët e familjes së Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe nga disa anëtarë të qeverisë së Iranit. Vlen të theksohet Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ndërroi jetë të dielën e kaluar. Ai ishte një prej figurave të shquara të Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka drejtuar funksione të ndryshme në sistemin e Republikës Islamike të Iranit si kryetari i Parlamentit Islamik, presidenti i shtetit dhe kryetar i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Republikës Islamike të Iranit.