Akuzat kundër Iranit, mjet politik i Perëndimit
Raportuesi special i OKB për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, edhe një herë publikoi një raport politik, tendencioz dhe të padokumentuar në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran.
Ahmed Shahid, i cili në vitin 2011 u emëruar raportues special i OKB për të drejtat e njeriut në Iran, në raportin e tij më të fundit të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, edhe një herë akuzoi Iranin për shkeljen e të drejtave të njeriut. Ai në raportin e ri, duke marrë për bazë standardet perëndimore të të drejtave të njeriut dhe duke u bazuar në burime të dobëta informative, e akuzoi Iranin për vazhdimin e zbatimit të dënimit me vdekje, për diskriminim ndaj pakicave fetave dhe ndaj grave, për keqtrajtimin e të burgosurve politikë dhe për kufizimin e lirisë së shprehjes. Duke reaguar ndaj këtij raporti të njëanshëm dhe me tendenca politike, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se raporti i ri i raportuesit special për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran është përgatitur në bazë të një vështrimi politik dhe në kuadër të qëllimeve politike të disa vendeve të caktuara. Behram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën në reagim të paraqitjes së raportit të ri të Ahmed Shahid, raportuesit special për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran në takimin e 71-të të AP të OKB, shtoi: "Ky raport për shkak të ndjekjes së qasjeve politike dhe seleksionuese dhe në kohën kur Bashkësia Ndërkombëtare është dëshmitare e shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut nga disa vende të tjera dhe nga grupet terroriste të mbështetura nga ato vende, sidomos në Jemen dhe Siri, nuk do të ketë rezultat tjetër përveç dobësimin e respektimit të të drejtave të njeriut në nivel global. Republika Islamike e Iranit, caktimin e raportuesit special për gjendjen e të drejtave të njeriut për një vend siç është Irani, i cili gjithmonë ka respektuar të drejtat e qytetarëve në bazë të standardeve fetare, ligjore dhe në bazë të angazhimeve ndërkombëtare, esencialisht e konsideron si një veprim të paarsyeshëm, të pakuptimtë dhe destruktiv. Irani ka vullnet për një bashkëpunim konstruktiv me mekanizmat ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e Iranit në këtë kuadër kanë zhvilluar takime me Ahmed Shahid dhe kanë kërkuar që raportet e tij në lidhje me këtë çështje të përgatiten në bazë të burimeve të besueshme",- shtoi ndër të tjera Behram Ghasemi. Në përgjithësi, mund të thuhet se ekziston një vështrim i dyanshëm dhe politik përsa i përket çështjes së të drejtave të njeriut dhe vendet që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut, e analizojnë dhe e vlerësojnë këtë çështje nisur nga pikëpamjet e tyre. Çdo vend, i bazon standardet e të drejtave të njeriut në kuadrin e tij ligjor dhe për këtë arsye, raporti i Ahmed Shahid nuk ka asnjë bazë dokumentuese dhe ligjore. Puna e raportuesit të OKB duhet të mbështetet në parimet profesionale, në drejtësi dhe larg motiveve politike, por ky nuk është rasti i Ahmed Shahid, i cili gjithmonë ka vepruar në mënyrë joprofesionale. Dënimi me vdekje në Iran zbatohet në bazë të kuadrit ligjor të vendit pasi janë kaluar disa faza gjyqësore dhe juridike. Dënimi i trafikantëve të mëdhenj dhe i atyre që në rrethana të ndryshme kanë kryer vrasje, nga aspekti fetar dhe ligjor në Iran, është ekzekutimi. Dënimi me vdekje nuk zbatohet vetëm në Iran, por edhe në vendet e tjera, madje edhe në ato vende që pretendojnë se janë flamurtarë të të drejtave të njeriut. Pakicat fetare në Iran zbatojnë lirisht të gjithat ritet e tyre fetare, madje kanë edhe përfaqësues në Parlamentit e Iranit. Në lidhje me këtë çështje, burimet informative të Ahmed Shahid janë grupi terrorist Munafekin dhe grupe të tjera anti-revolucionare që nuk kanë asnjë mbështetje tek populli iranian dhe urrehen nga ky popull. Përsa u përket grave, sot pozita e grave në Iranin islamik është pozitë morale dhe e përgjegjshme. Në Iran, gratë kanë pozitë të lartë humane dhe islamike dhe në këtë kuadër luajnë një rol tepër të rëndësishëm në sferat politike, kulturore, shkencore dhe sociale të vendit.