Vendosja e marrëdhënieve tregtare midis Iranit dhe Shqipërisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42097-vendosja_e_marrëdhënieve_tregtare_midis_iranit_dhe_shqipërisë
Kryetari i Dhomës tregtare të Iranit duke theksuar se tregtarët iranianë dhe shqiptarë nuk posedojnë informacione të plota në lidhje me kapacitetet tregtare midis dy vendeve, ka shtuar: Vendosja e marrëdhënieve bankare akoma paraqet problem për ne dhe shpresojmë se me praninë e ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, do të krijohen lehtësi serioze për marrdhëniet tregtare midis dy vendeve.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Janar 14, 2017 20:39 Europe/Tirane
  • Vendosja e marrëdhënieve tregtare midis Iranit dhe Shqipërisë

Kryetari i Dhomës tregtare të Iranit duke theksuar se tregtarët iranianë dhe shqiptarë nuk posedojnë informacione të plota në lidhje me kapacitetet tregtare midis dy vendeve, ka shtuar: Vendosja e marrëdhënieve bankare akoma paraqet problem për ne dhe shpresojmë se me praninë e ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, do të krijohen lehtësi serioze për marrdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Golam Husein Shafei, të shtunën në takimin e zhvilluar në zyrat e Dhomës tregtare të Iranit me z. Ditmir Bushati, ministër i jashtëm i Shqipërisë, ka thënë: Irani ka vendosur seriozisht krijimin e marrëdhënieve të jashtme ekonomike dhe kufizimet e vendosura kundër këtij vendi në mënyrë të shpejtë janë duke u reduktuar. Kryetari i Dhomës tregtare të Iranit duke thënë se interesimi i vendeve evropiane për vendosjen e marrëdhënieve tregtare me Iranin është shtuar dukshëm, ka deklaruar: Prania juaj në Iran paraqet një pikënisje serioze për vendosjen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe shpresojmë se me këtë vizitë do të krijohen mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve. Ai ka shtuar: Shqipëria për ne është një vend me ndikim në Evropë posaçërisht në bllokun e vendeve të Evropës lindore dhe besojmë se ky vend është pikë kyçe për të lidhur Iranin me vendet e Evropës lindore. Shefai ka thënë: Tregtarët iranianë dhe shqiptarë nuk posedojnë informacione të plota në lidhje me kapacitetet tregtare të të dyja vendeve dhe shkëmbimet tregtare do të krijonin mundësinë e eliminimit të këtij vakuuimi. Kryetari i Dhomës tregtare të Iranit ka shtuar: Irani është i gatshëm të dërgojë delegacione tregtare në Shqipëri si dhe është i gatshëm të pres delegacione të ngjashme në Iran. Ai duke thënë se prania e ministrit të jashtëm të Shqipërisë dëshmon vullnetin e fortë për vendosjen e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, ka deklaruar: Është koha që të mobilizojmë sektorin privat në vend, në mënyrë që të japim përgjigjen e duhur të vullnetit të zyrtarëve të të dyja vendeve për vendosjen e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve. Shafei duke folur në lidhje me gatishmërinë e Iranit për formimin e komisioneve të përbashkëta midis dhomave tregtare të Iranit dhe Shqipërisë, ka thënë: Me vendosjen e marrëdhënieve midis këtyre dy komisioneve do të do të krijohen kushtet për aktivitetet tregtare midis dy vendeve. Ai ka shtuar: Pozita gjeografike e Iranit është e tillë që do t’i mundësonte Shqipërisë hyrjen në vendet e rajonit dhe në Afganistan. Shafei po ashtu ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet bankare ku ka shtuar: Edhe pse kjo çështje akoma paraqet një problem që na takon neve, mirëpo me disa vende kemi arritur sukses në zgjidhjen e këtij problemi dhe shpresojmë që prania e ministrit të jashtëm të Shqipërisë dhe negociatat të cilat do të zhvillohen, do të krijojne kushtet për krijimin e lehtësive në marrëdhëniet bankare midis dy vendeve.