Irani mirëpret investitorët shqiptarë
Kryetarja e Organizatës së Trashëgimisë Kulturore, e Industrisë Artizanale dhe e Turizmit e Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani mirëpret investitorët shqiptarë në sektorin e ndërtimit të infrastrukturave të turizmit.
Znj. Zehra Ahmedpur, zv/presidente e Iranit dhe kryetare e Organizatës së Trashëgimisë Kulturore, e Industrisë Artizanale dhe e Turizmit e Republikës Islamike të Iranit, u takua sot në Teheran me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z. Ditmir Bushati, ku deklaroi: ”Irani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e organizimit të ekspozitave, konferencave dhe në shtimin e kontakteve mes qarqeve kulturore dhe artistike të dy vendeve.” “Irani është një vend me një pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore dhe historike që ka tërhequr vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota e në veçanti nga Europa”-deklaroi znj. Ahmedipur. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë shqiptare z. Ditmir Bushati, në këtë takim shprehu dëshirën e qeverisë shqiptare për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat dhe shtoi: ”Duke pasur parasysh potencialet e mëdha të Iranit dhe Shqipërisë, do të përshpejtohet procesi i zgjerimit të marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve.”