Boruxherdi: Marrëdhëniet e Iranit me Irakut janë të veçanta
(last modified Mon, 16 Jan 2017 06:23:49 GMT )
Janar 16, 2017 07:23 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Marrëdhëniet e Iranit me Irakut janë të veçanta

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit të dielën theksoi se marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit dhe Irakut janë të veçanta.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Alaudin Boruxherdi i cili po qëndron për një vizitë në Irak për të marrë pjesë në takimin e dialogut të Bagdadit me temë e ardhmja e Irakut pas ISIS, pas përfundimit të këtij takimi deklaroi se në muajt e ardhshëm do të merren hapa të mirë në marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut, sidomos në sektorin e bashkëpunimeve tregtare dhe ekonomike. Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit në vazhdim shtoi: "Gjatë kësaj vizite dyditore ka zhvilluar takime me funksionarët të ndryshëm të Irakut si me Ibrahim Xhafari, ministrin e jashtëm, Salim Xhaburi, kryetarin e Parlamentit të Irakut dhe me Omar Hakim, kryetarin e koalicionit kombëtar të Irakut, me të cilët janë diskutuar çështjet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe është theksuar zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Irakut". Sipas këtij burimi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit sot do të takohet dhe bisedojë edhe me Hejdar Ebadi, kryeministrin e Irakut dhe me Fuad Masum, presidentin e Irakut.

Tags