Johnson: Marrëveshja bërthamore është e paprekshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42334-johnson_marrëveshja_bërthamore_është_e_paprekshme
Sekretari i Jashtëm britanik kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2017 16:45 Europe/Tirane
  • Johnson: Marrëveshja bërthamore është e paprekshme

Sekretari i Jashtëm britanik kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.

Boris Johnson kundërshtoi deklaratat e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe shtoi se kjo marrëveshje nuk duhet të preket, por të zbatohet plotësisht. “Marrëveshja bërthamore me Iranin është një marrëveshje tepër pozitive dhe ne duhet të vazhdojmë përpara me zbatimin e saj”-deklaroi Johnson. Ndër të tjera, ministri i Jashtëm britanik  shprehu besimin se gjatë presidencës së Trump do të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes Britanisë dhe SHBA çka është premtuar nga Trump, dhe shtoi se dëgjimi i këtyre fjalëve nga goja e Donald Trump, është një lajm i gëzueshëm për Londrën.