Kryeministri i Sirisë arriti në Teheran
Kryeministri i Sirisë të hënën në mbrëmje arriti për një vizitë në Teheran për të biseduar me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit për të shqyrtuar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes të dy palëve në fushën ekonomike, politike dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se kryeministri i Sirisë gjatë kësaj vizite shoqërohet nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar të Sirisë si ministri i ekonomisë, industrisë, tregtisë së huaj, naftës dhe burimeve minerale dhe ministri i telekomunikacionit dhe teknologjisë së Sirisë. Sekretaria e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit të hënën ka bërë të ditur se vizita e Emad Khamis, kryeministrit të Sirisë në Teheran zhvillohet pas vizitës së sekretarit të Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit në Siri javën e kaluar dhe në vazhdën e takimeve mes funksionarëve të lartë të të dy vendeve. Vazhdimi i kontakteve mes funksionarëve të dy vendeve dhe shqyrtimi i marrëveshjeve të arritura në sferat ekonomike, politike dhe të sigurisë, si dhe diskutimi i rrugëve për të ruajtur rezultatet e gjera të fundit në Siri në luftën kundër terrorizmit, përbëjnë temat kryesore të takimeve të kryeministrit sirian në Iran.