Nënshkruhen 5 marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe Sirisë
Janar 17, 2017 17:12 Europe/Tirane
Irani dhe Siria kanë nënshkruar 5 marrëveshje bashkëpunimi.
Në takimin e zhvilluar mes zv/presidentit të Republikës Islamike të Iranit Isak Xhahangiri dhe kryeministrit të Sirisë Emad Khamis, u nënshkruan 5 marrëveshje bashkëpunimi dypalësh. Marrëveshjet konsistojnë në shfrytëzimin e minierës së fosforit në lindje të Sirisë si dhe bashkëpunimet në fusha të tjera të ekonomisë. Sot kryeministri i Sirisë u takua edhe me Ali Shamkhani sekretari i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare me të cilin diskutoi për takimin e ardhshëm të paqes ne Astana të Kazakistanit.
Tags