Përfaqësuesit e Iranit dhe Rusisë bisedojnë rreth takimit të Astanas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42520-përfaqësuesit_e_iranit_dhe_rusisë_bisedojnë_rreth_takimit_të_astanas
Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë dhe sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit kanë biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në lidhje me takimin e afërt në Astana për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 18, 2017 04:01 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesit e Iranit dhe Rusisë bisedojnë rreth takimit të Astanas

Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë dhe sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit kanë biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në lidhje me takimin e afërt në Astana për zgjidhjen e krizës në Siri.

Fejsal Mekdad, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë të martën në kuadër të takimeve të komitetit të përbashkët politik të Sirisë dhe Iranit, ka zhvilluar një takim në Teheran me Husejn Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. Njëkohësisht me këtë, Emad Khamis, kryeministri i Sirisë, në Teheran ka zhvilluar një takim me Is'hak Xhahangiri, zv/presidentin e parë të Republikës Islamike të Iranit, me të cilin ka biseduar në lidhje me krizën në Siri. Vlen të theksohet se takimi për paqe në Siri do të zhvillohet më 23 dhe 24 janar 2017 në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, nën mbikëqyrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Qëllim i këtij takimi janë bisedimet mes qeverisë dhe grupeve opozitare të Sirisë për të krijuar rrethanat për zgjidhjen politike të krizës në Siri.