Zarif futet në Malajzi
Ministri i jashtëm i RII, ka shkuar në Kualampur për të marrë pjesë në takimin e ministrave të OBI
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA Muhamed Xhavad Zarif, në aeroportin e Kualampurit është pritur nga Abdullah Zavai Taher një nga funksionarët e lartë të Malajzisë dhe nga Marzie Afkam ambasadore e Iranit në këtë vend. Gjatë qëndrimit në Kualampur ministri Zarif do të marrë pjesë në takimin e OBI që organizohet me kërkesë të Malajzisë për shqyrtimin e gjëndjes së myslimanëve në Mianmar dhe gjëndjen në Palestinë. Ministri i jashtëm i RII pritet të takohet me Anife Aman ministër i jashtëm i Malajzisë. Takimi i Kualampurit do të përfundojë sot me nxjerrjen e një deklarate për myslimanët në Mianmar.