Presidenti i Republikës Islamike të Iranit viziton vendin ku ndodhej ndërtesa Plasko
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42859-presidenti_i_republikës_islamike_të_iranit_viziton_vendin_ku_ndodhej_ndërtesa_plasko
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe disa anëtarë të kabinetit të tij qeveritar, ka vizituar vendin ku ndodhej ndërtesa Plaska në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2017 03:04 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit viziton vendin ku ndodhej ndërtesa Plasko

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe disa anëtarë të kabinetit të tij qeveritar, ka vizituar vendin ku ndodhej ndërtesa Plaska në Teheran.

Rrëzimi i ndërtesës Plasko në Teheran ka marrë jetën e disa qytetarëve dhe zjarrfikësve. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në mëngjes vizitoi vendin ku ndodhej ndërtesa Plasko dhe pasi shprehu ngushëllimet e tij kërkoi përshpejtimin e punës për nxjerrjen e personave të mbetur në gërmadha. Deri tani janë nxjerrë trupat e 3 zjarrfikësve të mbetur nën gërmadhat e ndërtesës Plasko. Thuhet se nën gërmadha janë bllokuar të paktën 20 zjarrfikës.