Delegacioni iranian arrin në Kazakistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42925-delegacioni_iranian_arrin_në_kazakistan
Delegacioni i Republikës Islamike të Iranit i kryesuar nga shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, ka shkuar në Kazakistan për të marrë pjesë në takimin e Astanasë kushtuar çështjes siriane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 21, 2017 07:34 Europe/Tirane
  • Delegacioni iranian arrin në Kazakistan

Delegacioni i Republikës Islamike të Iranit i kryesuar nga shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, ka shkuar në Kazakistan për të marrë pjesë në takimin e Astanasë kushtuar çështjes siriane.

Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve, delegacioni kryesohet nga Husein Xhaberi Ansari dhe menjëherë do të nisë bisedimet me delegacionet siriane, ruse dhe turke të pranishme në takimin e Astanasë. Qëllimi i këtyre takimeve është marrja e masave për takimin e paqes të Sirisë. Vlen të theksohet se takimi i Astanasë, i organizuar nga qeveria e Kazakistanit dhe me monitorimin e Rusisë, Iranit dhe Turqisë, mbahet më 23 dhe 24 janar me qëllim vazhdimin e armëpushimit në Siri, përballjen efikase me terrorizmin, nxitjen e dialogut mes palëve siriane dhe krijimin  e kushteve për zgjidhjen politike të krizës në Siri.