Zarif: Marrëveshja bërthamore ka hequr sanksionet ekonomike kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43215-zarif_marrëveshja_bërthamore_ka_hequr_sanksionet_ekonomike_kundër_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore ka hequr sanksionet e njëanshme ekonomike të perëndimit kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 24, 2017 12:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshja bërthamore ka hequr sanksionet ekonomike kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore ka hequr sanksionet e njëanshme ekonomike të perëndimit kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në takimin e 22-të të dhomës tregtare të Teheranit, shtoi: Ajo çfarë ka arritur ta bëjë marrëveshja bërthamore, ishte kjo që ka hequr pengesat ekonomike kundër Iranit deri në atë masë që ishin të lidhura me programin atomik të Iranit, sepse dosja e Iranit me pretekst të programit bërthamore është dërguar në KS të OKB dhe si pasojë janë shtuar sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Zarif në vazhdim shtoi se një prej sukseseve të marrëveshjes bërthamore ishte edhe qetësimi i atmosferës globale ndaj Iranit dhe saktësoi: "Marrëveshja bërthamore nuk përballet me rrezik serioz dhe ajo ka arritur ta qetësojë atmosferën psikologjike në botë në lidhje me Iranit dhe për këtë shkak armiqtë e Republikës Islamike të Iranit kanë bërë të gjitha përpjekjet para dhe pas saj për të mos lejuar qetësimin e atmosferës botërore ndaj Iranit".