Armët atomike të regjimit sionist rrezik serioz për të gjithë botën
Përfaqësuesi i Iranit në takimin ndërkombëtar të çarmatosjes në Nagasaki të Japonisë ka theksuar se armët atomike që posedon regjimi sionist, përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për rajonin por për të gjithë botën.
Muhamed Hasan Darjaji, në fjalimin e tij tha se bota ka përgjegjësi që të pastrojë rajonin e Lindjes së Mesme nga armët atomike dhe për këtë duhet të ushtrojë presione ndaj regjimit të Izraelit pasi programi atomik i këtij regjimi përbën shqetësim serioz për Bashkësinë Ndërkombëtare. Z. Darjaji tha se vendet poseduese të armëve atomike nuk kanë zbatuar angazhimet e tyre në kuadër të programit për çarmatosjen bërthamore dhe shtoi se fatkeqësisht këto vende nuk kanë marrë mësim nga tragjedia e Nagasakit dhe të eliminojnë armët e tyre bërthamore. Ai vuri në dukje dispozitat islame që çuan në nxjerrjen e dekretit të liderit suprem të revolucionit islamik që ndalon armët atomike dhe tha se e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë e njerëzimit është eliminimi i të tilla armëve, pasi deri në atë kohë kur këto armë të ekzistojnë, ekziston mundësia e përsëritjes së tragjedive të ngjashme me ato në Nagasaki dhe Hiroshima. Vlen të theksohet se në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të OKB, përfaqësues të 50 vendeve të botës dhe përfaqësues institucionesh qeveritare dhe jo qeveritare.