Ministri i jashtëm i Kuvajtit takohet me homologun e tij në Teheran
Janar 25, 2017 08:01 Europe/Tirane
Sheik Sabah Hamd Sabah, sot u takua me homologun e tij iranian Muhamed Xhavad Zarif me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe mbi marrëdhëniet e Iranit me këshillin e bashkëpunimit të gjirit Persik.
Ministri i jashtëm i Kuvajtit, sot në krye të një delegacioni të lartë arriti në Teheran. Ai i përcolli presidentit të Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani, një mesazh të emirit të Kuvajtit, Sabah Hamd Xhaber Sabah. Ai përpara vizitës së tij në Teheran ka deklaruar se Irani është partner i Kuvajtit në rajon.
Tags