Trupat e dhjetë zjarrfikësve nxirren nga rrënojat e ndërtesës Plasko
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43335-trupat_e_dhjetë_zjarrfikësve_nxirren_nga_rrënojat_e_ndërtesës_plasko
Zëdhënësi i Organizatës së zjarrfikësve në bashkinë e Teheranit, bëri të ditur se trupat e dhjetë punonjësve të zjarrfikësve të Teheranit janë nxjerrë sot nga rrënojat e ndërtesës Plasko.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2017 16:58 Europe/Tirane
  • Trupat e dhjetë zjarrfikësve nxirren nga rrënojat e ndërtesës Plasko

Zëdhënësi i Organizatës së zjarrfikësve në bashkinë e Teheranit, bëri të ditur se trupat e dhjetë punonjësve të zjarrfikësve të Teheranit janë nxjerrë sot nga rrënojat e ndërtesës Plasko.

Xhelal Maleki, zëdhënësi i Organizatës së zjarrfikësve në bashkinë e Teheranit, u deklaroi gazetarëve se ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të shtatë zjarrfikësve të tjerë që mendohet se ndodhen nën rrënojat e kësaj ndërtese. Deri tani 14 persona kanë vdekur nga rrëzimi i qendrës tregtare Plasko në Teheran, ku katër prej tyre kanë qenë civilë dhe dhjetë zjarrfikës.