Ruhani: Fuqia e Iranit, mbështetëse e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43343-ruhani_fuqia_e_iranit_mbështetëse_e_sigurisë_dhe_stabilitetit_të_rajonit
Presidenti i RII deklaroi se fuqia e Iranit është mbështetje e fortë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Ruhani: Fuqia e Iranit, mbështetëse e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit

Presidenti i RII deklaroi se fuqia e Iranit është mbështetje e fortë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Në takim me Shejkh Sabah Al Khaled Al Hamd Al Sabah, i dërguari special i Emirit të Kuvajtit dhe ministër i jashtëm i këtij vendi, dr. Hasani Ruhani, president i RII deklaroi se politika e jashtme e Iranit ka prioritet zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me vendet islamike dhe fqinje në bazë të principit të respektit reciprok, fqinjësisë së mirë dhe vëllazërisë islame. “Pas fitores së Revolucionit islamik, Irani u sulmua nga armiqtë dhe kurrë nuk ka kryer agresion ndaj asnjë vendi dhe gjithmonë ka luajtur rol kryesor në ndaljen e çdo agresioni dhe të fenomenit të terrorizmit në rajon”- deklaroi z. Hasan Ruhani. Në këtë takim të zhvilluar në Teheran, presidenti Ruhani tha se siguria dhe stabiliteti në rajonin e ndjeshëm të LM garantohen vetëm nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit dhe miqësisë mes vendeve të rajonit dhe shtoi: “S’ka dyshim se progresi i vendeve dhe popujve të rajonit është në favor të paqes dhe sigurisë së të gjithëve”, deklaroi z. Ruhani. Nga ana e tij, Shejkh Sabah Al Khaled Al Hamd Al Sabah, i dërguari special i Emirit të Kuvajtit dhe ministër i jashtëm i këtij vendi, pasi i dorëzoi presidentit iranian një mesazh të rëndësishëm nga Emiri i Kuvajtit, theksoi: “Emiri, qeveria dhe populli i Kuvajtit gjithmonë kanë pasur dhe kanë respekt të madh për qeverinë dhe popullin iranian dhe për rolin e madh që luan Irani në rajon”.