Xhaberi Ansari optimist për rezultatet pozitive të takimit të Astanas
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit para se të largohet nga Astana, në një intervistë me kanalin televiziv kombëtar të Kazakistanit, deklaroi se takimi i Astanas është përpjekja e parë rajonale dhe ndërkombëtare që shpresojmë të rezultojë me vendosjen e paqes dhe qetësisë në Siri.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari në këtë intervistë theksoi: "Këto përpjekje rajonale dhe ndërkombëtare nuk do të zëvendësojnë negociatat e tjera ndërkombëtare të konferencës së Gjenevës për paqe në Siri, por ato do të jenë paralelë me ato dhe do të plotësojnë proceset ndërkombëtare për paqe në Siri". Vlen të theksohet se Xhaberi Ansari dhe anëtarët e delegacionit politik të Iranit në negociatat e Kazakistanit, të enjten në orët e para të mëngjesit janë larguar nga Astana drejt qytetit Almati. Negociatat për paqe në Siri në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, me iniciativë të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë u zhvilluan të hënën dhe të martën. Në deklaratën përfundimtare të takimit të Astanas është theksuar ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë në bazë të rezolutave të OKB dhe vazhdimi i negociatave politike mes opozitarëve dhe qeverisë së Sirisë në bazë të rezolutës 2336 të KS të OKB, si dhe është mohuar çfarëdo opsioni ushtarak për zgjidhjen e krizës në Siri.